Austria Schulnetzwerk

Në finalen e Planit të Biznesit tek „Junior Achievement 2025“

LajmComments Off on Në finalen e Planit të Biznesit tek „Junior Achievement 2025“

Më 9 dhe 10 maj, ne, pesë nxënës dhe nxënëse të vitit 4a, konkretisht Selma Burrja, Gloria Lazri, Jonejda Zaimi, Boran Hadri dhe Ditmar Zekja, bashkë me profesorin tonë, Bekim Alibali, morëm pjesë në konkursin e sipërmarrjes “Junior Achievement”, zhvilluar në Tiranë.
Ishte hera e parë që shkolla jonë mori pjesë në një konkurs të tillë. Për ne personalisht, kjo ishte një përvojë shumë e veçantë dhe pasuruese. Mësuam shumë dhe fituam njohuri të vlefshme, që do të kenë rëndësi të madhe për të ardhmen tonë.
Në këtë konkurs morën pjesë gjithsej 26 skuadra nga e gjithë Shqipëria. Ne patëm mundësi të paraqesim projektin tonë në një prezantim tre-minutësh, që u pasua nga një sërë pyetjesh nga juria.
Në fund, patëm edhe një arsye më shumë për t’u gëzuar, sepse fituam një çmim, i paraqitur në formën e një burse studimi në një universitet shqiptar.
Mundësia për të punuar në grup dhe për të dhënë kontributin tonë në këtë projekt e bëri këtë përvojë edhe më të vlefshme. Jemi krenarë për atë që arritëm së bashku.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”