Falë marrëdhënieve të nisura nga Thomas Douschan dhe të ndërtuara më tej nga kuratoriumi HTL Rankweil dhe Dhoma e Tregtisë në Voralberg mes firmave më të njohura aty dhe Shkollës Austriake, disa nxënës të shkollës sonë mundën të kryenin praktikat e tyre verore në Voralberg.
Në kuadër të një vizitë në vendlindjen e tij, drejtori Karl Mohr zhvillloi një udhëtim në Bodensee me 3 nxënës në datat 11 dhe 12 gusht, një takim informues me drejtoreshën e HTL Rankweil, Zonjën Judith Zeiner dhe nën shoqërinë e Mag Gernot Scheffknecht një vizitë në Firmën Doppelmayr në Wolfurt.
Kryesisht Jürgen Wendner, por edhe punonjësit e tjerë, u angazhuan shumë që dy përfaqësuesve të HTL Shkodër të na japin informacione rreth detyrave të departamentit të IT, veçanërisht të punës së bërë nga Franko Keçi dhe Anxhelo Pjetrani.
Franko dhe Anxhelo konfirmuan që me mësimet e marra në shkollë janë të pajisur më së miri me njohuri për t’u marrë me detyrat konkrete tek Doppelmayr dhe për t’i përfunduar ato. Dashamirësia dhe qëndrimi pozitiv kundrej punës nga të dy u përmend me nota lavdëruese nga të gjitha anët drejtuese të firmës.
Fatkeqësisht, për arsye kohore, nuk arritëm të kryenim një vizitë në vendin e punës së Abela Kodrës, që ishte Firma Hilti në Thüringen. Por në shëtitjen e zhvilluar në Bodensee ajo tregoi që puna i pëlqen shumë, që po merr njohuri rreth fushave të ndryshme dhe që ka në plan që pas maturës të fillojë një studim dual, pra punë dhe studime, ku studimet dëshiron t’i kryejë tek FH Dornbirn dhe punën tek një firmë në Voralberg.