Klasa 9f, nën shoqërinë e klasës 9b, u nisën për te kalaja Rozafa, ditën e enjte, datë:
08. 02. 2024, për të prezantuar legjendën e kalasë dhe historinë e saj. Edhe shkollat e tjera prezantuan të njëjtën përmbajtje, por në gjuhë të ndryshme si: turqisht, frëngjisht dhe italisht. Shkolla Austriake ishte përgjegjëse për gjuhën gjermane. Por si? Vetë nxënëset dhe nxënësit shkruan një pjesë të vogël teatrale rreth legjendës së Rozafës, e cila u paraqit permes dialogjeve dhe skenave teatrale.
Patjetër që emocionet ishin pjesë e pashmangshme, sepse të luash para një publiku kaq të madh nuk është aq e thjeshtë. Por nxënëset dhe nxënësit na mahnitën me prezantimin e tyre, të cilin njëkohësisht e shijuan dhe ato vetë. Ndoshta kjo nuk do të jetë pjesa e fundit teatrale për to…
https://www.youtube.com/watch?v=j-YDOnQSFXA