Këtë fundjavë 26. – 28.1.2024 u përmbyll me sukses në Shkodër aktiviteti i sipërmarrjes “Upshift for Air Quality” me pjesëmarrjen e 12 nxënësve të Shkollës Austriake “Peter Mahringer”. Projekti u realizua nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të EEE të shkollës, Gernot Scheffknecht dhe Bekim Alibali. Shkolla është krenare për projekt-idetë krijuese të nxënësve të saj dhe i përgëzon ata për pjesëmarrjen e tyre të suksesshme në këtë aktivitet.
Aktiviteti u karakterizua nga prania dhe mbështetja e disa aktorëve kryesorë, përsa i përket rinisë, dhe konkretisht Ministrja e Shtetit Zonja Bora Muzhaqi, deputeti i UNICEF-it në Shqipëri, Zoti Murat Sahin dhe me ekipi i UNICEF-it, deputetja Zonja Edona Bilali si dhe nënkryetari i Bashkisë Shkodër Zoti Rudin Beka.
Aktorët e pranishëm në takim shprehën entuziazëm për të gjitha idetë që dolën në pak këtë fundjavë dhe inkurajuan të rinjtë që të vazhdojnë të punojnë në projekte të tilla kaq të rëndësishme. Pjesëmarrja e suksesshme e Shkollës Austriake “Peter Mahringer” tregon përkushtimin dhe krijimtarinë e nxënësve të saj në projektin Upshift për cilësinë e ajrit.