Youth Start European Entrepreneurship Award (www.youthstart.network) u zhvillua nga 23 deri 26 Shtator 2023 në Kitzbühel/Austri. Nxënësja Najda Musta (4B) me idenë e saj „My Family“ përfaqësoi Shqipërinë dhe shkollën tonë si fituese e kategorisë „RYAS Changemaker“ nga YEA! Awards 2023. Gjithashtu pjesë ishte dhe ish-maturanti ynë Brajan Plaku me idenë e tij „klimaTREE“ si fitues i YEA! Awards 2022. Pjesëmarrja u mundësua nga mbështjetja financiare e Rotary Club Saalfelden dhe partneri shumëvjeçar i shkollës, YEA! Young Entrepreneurs Albania.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënëse dhe nxënës nga Shqipëria, Austria, Gjermania, Zvicra, SHBA, Ukrahina, Bosnje dhe Hercegovinë, Gjeorgjia, Hollanda, Spanja, Kenia, Sllovenia dhe Turqia. Fituesit u pajisën me diploma nga Ministria e Arsimit e Austrisë në prani të Zonjës Katharina Kiss, drejtuese e departamentit në ministri.
Programi kishte seminare të shumëllojshme rreth temës Entrepreneurship dhe qëndrueshmëria, si dhe aktivitete kulturore, që ishin përgatitur veçanrësisht për grupet e të rinjve nga gjithë Evropa. Vlen për tu përmendur fakti që programi Youth Start, në bashkëpunim me ERASMUS+, krijuan një ambient dinamik, që u mundësoi pjesëmarrësve të vihen në kontakt me persona nga e gjithë Evropa. Ky bashkim krijoi mundësinë e shkëmbimit të ideve inovative për ndryshime pozitive në vendet përkatëse. Pjesëmarrës të tjerë nga shkolla jonë në këtë program 10-ditor ERASMUS+ ishin Sarah Kopshtari, Arkida Sokoli, Dardi Dibra, Arion Minina dhe Adea Mlika.
Programi i shumëllojshëm ofroi gjithashtu mundësinë për tu njohur me projektin SLEM (www.slemacademy.eu), që është një projekt nga ERASMUS+, aplikuar gjithashtu në Shkollën Austriake, për të zhvilluar udhëtime dhe njohje me qytetin, duke njohur kështu kultura dhe miqësi të reja.