Më 15.06.2023, duke filluar prej orës 18:30 dhe pas një ndërprerjeje shumëvjeçare e kushtëzuar nga pandemia, u zhvillua një festë për mbylljen e vitit shkollor 2022/23. Pjesë e aktivitetit ishin fjalët përshëndetëse nga ambasadori i Republikës së Austrisë, Zoti Dr. Christian Steiner dhe nga drejtuesi i Fondacit Shkollor Austriak, Zoti Dr. Friedrich Fröhlich. E pranishme ishte edhe përfaqësuesja nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, Zonja Shqiponja Lamçe, Zoti Konsull Nderi Leqejza, drejtoresha e ZVA Shkodër Zonja Brisilda Kadia, mësues, nxënës dhe prindwr të shkollës si dhe të ftuar të tjerë.
Programi i mbrëmjes me pjesët e paraqitura nga nxënëset dhe nxënësit tanë ishte i shumëllojshëm: vals, valle shqiptare si dhe muzikë dhe këngë. Rezultatet e larta akademike u vlerësuan përmes Fondacionit Shkollor Austriak, përfaqësuar nga Zoti Dr. Friedrich Fröhlich. Mësues, që pas shumë vitesh do të rikthehen në Austri, u përshëndetën me të gjithë. Gjithashtu patëm një paraqitje retrospektive të vitit shkollor të bukur dhe të suksesshëm.
Një pikë e veçantë kulminante dhe emocionale, njëkohësisht mbyllja e aktivitetit, ishte ndarja nga maturantet dhe maturantët e këtij vitit, ndarje kjo e shoqëruar me ndjesi gëzimi, krenarie dhe melankolie.
Shkolla Austriake falenderon miqtë për mbrëmjen e këndshme.