Shkolla Austriake përgjatë dy muajsh priti fëmijë dhe të rinj shkodranë të interesuar për sportin e basketbollit, si pjesë e projektit “Fuqizimi i të Rinjve nëpërmjet Sportit Profesionist”. Ky projekt u zbatua nga Shoqata Sportive “Monogoal” me drejtues Herion Faslija, i cili është njëkohësisht mësues i Edukimit Fizik pranë shkollës sonë.
Jemi shumë krenarë që përmes vënies në dispozicion të ambienteve të shkollës, ne kemi kontribuar në përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor të fëmijëve, që është një hallkë kaq e rëndësishme për arritjen e zhvillimin intelektual dhe arsimor të tyre. Sporti është ndër mjetet kryesore për të arritur krijimin e kësaj hallke.
Suksese të gjithëve!