Me rastin e 15-vjetorit të krijimit të shkollës HTL Shkodër, nga Ministri Dr. Polaschek na u dorëzua një certifikatë e veçantë. Dokumenti i certifikimit në „Entrepreneurship Education in Engineering“ u pranua më kënaqësi nga drejtori Thomas Douschan, Bekim Alibali dhe Gernot Scheffknecht, të cilët përfaqësojnë skuadrën EEE të shkollës.
„Inovacioni, fryma prej sipërmarrësi si dhe iniciativa vetjake janë në qendër të kësaj certifikate ndërkombëtare, përmes së cilës nxënëseve tuaja dhe nxënësve tuaj do t’u njihen „aftësitë sipërmarrëse“. Ky hap vendos një gur të mëtejshëm ndërtues në murin e zhvillimit të cilësive në këtë shkollë. Deri tani, vetëm 9 shkolla HTL në Austri janë të certifikuara – urime të përzemërta!“ – tha ministri i arsimit, Zoti Polaschek në fjalimin festiv.