Në kuadër të Javës Kulturore të Austrisë, më 19.10.2022 në biblotekën austriake, u zhvillua aktiviteti letrar me autoren Luna Al-Mousil. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nxënësit dhe nxënëset e vitit të katërt të shkollës austriake „Peter Mahringer“
Autorja Luna Al-Mousil, e lindur dhe e rritur në Damask, në librin e saj „Kur gjyshja, Zoti dhe Britney u takuan në dhomën e ndenjes – ose Islami dhe unë“ tregon për fëmijërinë dhe rininë e saj në Damask, përjetimet mes feve dhe kulturave të ndryshme!
Pas leximit, pjesëmarrësit kishin mundësi të diskutonin mbi librin dhe të zhvillonin biseda me autoren.