Më 6.5.2022 u zhvillua në shkollën tonë Dita e Parë EEE (Entrepreneurship Education in Engineering) nën moton „Tregu i Ideve”.
Në fillim të gjysmëditës, e cila ishte si e tërë në kuadër të degës Entrepreneurship, që zhvillohet në shkollë, skuadrat e projekteve të viteve të 3-ta patën mundësine të prezantojnë idetë e tyre të biznesit, që kishin përgatitur në orët e mësimit në lëndën e ITP, në formën e një ekspozite dhe para një publiku. Mësuesit dhe nxënësit mundën të informohen rreth ideve inovative dhe interesante të biznesit dhe të bisedojnë direkt me sipërmarrësit e rinj.
Në fund, 14 skuadrat e projekteve paraqitën në një prezantim 5-minutësh projektet e tyre para jurisë, e cila përbëhej nga këshilltari i EEE, Konsulli i Nderit, Zoti Gjergj Leqejza, drejtori i shkollës, Zoti Thomas Douschan, Frenk Kasmi, Christine Gigleitner, Leopold Dürmoser dhe Nikolaus Kogler.
Aktiviteti u mbyll me ndarjen festive të çertifikatave pjesëmarrëse të konkursit të planeve të biznesit, të njohur në gjithë Austrinë „ Next Generation“, nënshkruar nga ministri i arsimit dhe caktimit të 4 grupeve fituese, të cilat do të marrin pjesë në konkursin në mbarë shqipërinë të planeve të biznesit.
U urojmë skuadrave shumë suksese në aplikimin e ideve të tyre të projektit dhe shumë fat për finalistët!