Për shkak të arsimimit dhe aftësive të shumëanshme, nxënësit tanë janë shumë të kërkuar si specialistë të IT, pasi përfundojnë shkollën. Njëkohësisht, disa nga ata dëshirojnë të punojnë apo (krahas punës) të studiojnë në Austri.
Dhoma e Tregtisë në Austrisë së Poshtme, që përfaqëson të interesuarit ndwr personat motorrë të tregtisë për këtë zonë, bashkë me Shkollën Austriake në Shkodër, ka organizuar për herë të parë më 14.4.2022 një mbledhje virtuale jashtëzakonisht inovative mes firmave austriake të klasit të parë për IT dhe dymbëdhjetë maturantesh e maturantësh.
Në këtë mbledhje, ndërmarrjet austriake të IT dhe nxënësit tanë mundën të prezantohen dhe njihnin njëri-tjetrin, duke krijuar kështu një bashkëpunim të ardhshëm në formën e punësimit.
Kështu, u sigurua që do të merren parasysh si degët dhe interesat e maturanteve dhe maturantëve, ashtu dhe nevojat konkrete të firmave, duke krijuar kështu një situatë të vërtetë win-win (përfitim për të dy palët)!
Ndërmarrjet mbetën shumë të kënaqura nga cilësia e arsimimit dhe aftësitë e transmetuara. Nga ana tjetër, maturantët u gëzuan nga fushat e shumta të mundësive që firmat ofrojnë në aspektin e punësimit.
Ne falenderojmë Dhomën e Tregtisë të Austrisë së Poshtme dhe firmat e IT për mbledhjen e suksesshme dhe gëzohemi për bashkëpunimet e ardhshme.