Së pari, urojmë të keni kaluar pushime të mbara e çlodhëse me familjet tuaja. Me datën 02.09.2020 më lejoni t’ju mirëpresim në shkollën tonë dhe të fillojmë së bashku vitin e ri shkollor. Të gjithë ju keni përballuar një situatë shumë të vështirë gjatë një periudhe jo të shkurtër por keni arritur rezultate të shkëlqyera, që u kurorëzuan me rezultate mature të shkëlqyera e çmime në konkurse ndërkombëtare.
Lutemi të merrni seriozisht në konsideratë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit për të ruajtur shëndetin tuaj, të familjarëve tuaj dhe të mësuesve e stafit të shkollës.
Dita e parë e shkollës është 02.09.2020 për të gjitha klasat:
- Orari i paraqitjes në shkollës për të gjithë nxënësit e regjistruar këtë vit shkollor dhe janë të rinj në shkollën tonë: 7.30 deri 9.20. Ata priten, pershendeten nga Drejtoria dhe shoqërohen në klasa nga mësuesit kujdestarë.
- Orari i shkollës nëntëvjeçare: të gjitha klasat janë ndara në grupe x dhe y, grupi x: Orari 9.20 deri 10.20 dhe grupi y Orari: 10.20 deri 11.20
- Orari i shkollës së mesme: Grupi x: Orari 9.20 deri 10.20 dhe grupi y: Orari 10.20 deri 11.20.
Nxënësit do të marrin edhe e-maile informuese për orarin e paraqitjes dhe qëndrimit në shkollë, sipas grupit përkatës.
Të gjithë nxënësit priten nga mësuesit kujdestarë dhe udhëzohen për rregulloren e masat parandaluese si dhe mbarëvajtjen e vitit shkollor.
Në fillim të këtij viti shkollor dhe javët e para të fillimit planifikojmë mësim të kombinuar në klasa dhe online. Të gjithë klasat e ndara në grupe do të zhvillojnë mësimin me grafik ditor (një ditë mësim në klasë dhe ditën tjetër online, sipas grupit përkatës) Mësimi do të drejtohet nga mësuesi në klasë, i/e cila zhvillon orën për nxënësit/et në klase në grupin e klasës, në platformën Microsoft Teams.
Mësimi për klasat e reja do shoqërohet edhe me trajnime për platformën Microsoft Teams, i cili do të zhvillohet pas mësimit në grupe të vogla.
Mësimi në javët e para do të fokusohet në përsëritje intensive të njohurive për secilën lëndë.
Për të gjitha informacionet e nevojshme do njoftoheni ditën e parë të shkollës. Nga ana Juaj prindër të nderuar, kërkojmët një adresë funksionale e e-mailit, pasi kontaktet do jenë të vazhdueshme. Lutem të plotësoni korrektësisht formularin që do marrin fëmijët tuaj ditën e parë të shkollës. Megjithëse e gjithë kjo situatë pandemie vështirëson fillimin e këtij viti shkollor bashkëpunimi ynë do bëjë të mundur realizimin e punës sonë me shëndet të plotë.