Është gjithmonë kënaqësi e veçantë kur miq dhe partnerë të Shkollës Austriake “Peter Mahringer” gjejnë kohën e mundësinë të na nderojnë me prezencën e tyre. Ndër ta numërohet edhe HEC – Ashta, me përfaqësuesit Zoti Dietmar Reiner, drejtor menaxhimi dhe përfaqësues i “VERBUND”, Austri dhe Zoti Sokol Ramadani, menaxher i stacionit HEC-ASHTA, të cilët vizituan shkollën tonë më datë 07.02.2019.
Ata takuan drejtuesit e shkollës, mësues dhe nxënës. Disa nga këta të fundit, të cilët dhe u takuan me zotërinjtë përfaqësues, janë mbështetur vazhdimisht me bursë shkollore nga HEC – Ashta dhe gjithashtu kanë zhvilluar praktikës shkollore në ambientet e tyre. Mbështetja financiare përmes bursës është përfituar çdo vit nga nxënës me rezultate të shkëlqyera. Një falenderim të veçantë, HEC – Ashta merr edhe nga prindërit e këtyre nxënësve.
Sidita Bazhdari, Nëndrejtore