Më 09.02.2019 vizituam kursin e gjermanishtes në shkollën 9-vjeçare “Gjon Ndoci” në Bushat. Drejtuesja e projektit Mikela Lekaj së bashku me kordinatorin e gjermanishtes në shkollën austriake Markus Offner arritën të konstatojnë ecurinë e mirë të nxënësve në njohuritë e tyre për gjuhën gjermane. Në prani të drejtoreshës së shkollës znj. Lindita Skuka, me nxënësit arritëm të krijonim dialogje të vogla në gjermanisht. Ata na treguan se sa kënaqesi i jep të mësuarit e një gjuhe të re por edhe pak të vështirë. Me urimet më të mira për këto nxënës dhe pas një bisede me mësuesen e gjermanishtes Rita Vuksani, përfunduam edhe vizitën tonë në këtë shkollë. Falenderime të veçanta i shkojnë Ministrise Austriake të Arsimit për mbështetjen e vazhdueshme të këtij projekti.
13.02.2019 Mikela Lekaj; Fotos Markus Offner