Austria Schulnetzwerk

Drejtimi i formimit

RRUGA E SHKOLLIMIT DHE PROVIMET PËRFUNDIMTARE

Rruga e arsimimit apo klasat që ndiqen në shkollën tonë janë:

  • Klasat e 6-të deri 9-të për sistemin arsimor 9-vjeçar
  • Klasat 10-të deri 13-të për sistemin e shkollës së mesme për Teknologji Informacioni (formim i përgjithshëm me profilizim në Teknologji Informacioni)

Gjuhët, në të cilat zhvillohet mësimi:

Gjuhë gjermane (lënda e gjermanishtes dhe të gjitha lëndët informatike), gjuhë angleze dhe gjuhë shqipe.

Stafi pedagogjik:

2/3 e stafit mësimdhënës janë austriakë, 1/3 janë shqiptarë.

Për pranimin në shkollë:

  • në klasat 6-të deri 8-të nuk kërkohen njohuri të gjuhës gjermane; provim pranimi në lëndët matematikë, gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze dhe logjikë.
  • në klasën e 9-të kërkohen njohuri të gjuhës gjermane në nivelin A2; provim pranimi në lëndët gjuhë gjermane, gjuhë angleze, matematikë dhe gjuhë shqipe. Për pranime në klasën e 9-të, shkolla ofron një kurs intensiv të gjuhës gjermane nga muaji maj deri në muajin gusht për të arritur nivelin e kërkuar.

Arsimimi (shih dhe tabelën e lëndëve):

Arsimi 9-vjeçar:

Klasat 6-të deri 8-të: plan mësimor sipas sistemit arsimor shqiptar + mësim intensiv i gjuhës gjermane.
Klasa e 9-të: plani mësimor shqiptar + mësim intensiv i gjuhës gjermane
+ 3 lëndë informatike në gjuhën gjermane (teknikë mediatike, praktikë kompiuteri, elektroteknike – sisteme teknike)

Arsimi i mesëm:

Klasat 10-të deri 13-të: lëndët nga arsimi i përgjithshëm përbëjnë rreth 48% të orëve mësimore; lëndët informatike rreth 52% e orëve mësimore, nga të cilat rreth gjysma janë orë praktike në laboratore.

Numri i nxënësve në klasë: mësimi në lëndët informatike dhe në gjuhët e huaja zhvillohet në grupe të vogla (me nga maksimumi 12 nxënës). Në klasa, numri i nxënësve nuk kalon 26 (arsimi 9-vjeçar), dhe mesatarisht 20 nxënës (nga klasa 10 deri klasa 13).

Provimet përfundimtare:

Klasa e 9: provimet e lirimit
Klasa e 13:  provimet e maturës shqiptare dhe asaj austriake. Kjo e fundit është e njohur në Austri dhe në Bashkimin Europian.
Përfundimi i shkollës së mesme për Teknologji Informacioni renditet në nivelin ISCED 5 sipas sipas sistemit të kualifikimit UNESCO dhe qëndron 2 nivele më lart se përfundimi i një gjimnazi të përgjithshëm (ISCED 3).

E drejta e profesionit:

Përfundimi i shkollës është njëkohësisht dhe zotërimi i një profesioni në fushën „Teknologji Informacioni“, të cilin nxënësit kanë të drejtë të ushtrojnë  kudo në Austri dhe Europë.

Studimet:

Në Shqipëri: Pranimi në universitetet shqiptare bëhet sipas sistemit të pranimit që ndjekin të gjithë maturantët e tjerë.
Në Austri: Diploma është ekuivalente me atë të maturantëve austriakë, që marrin në shtetin e tyre. Kjo diplomë që u jep të drejtën maturantëve tanë të studiojnë në Austri. Ata janë të përjashtuar nga taksat e studimit për studentët e huaj.

Në Bashkimin Europian: Diploma është ekuivalente me diplomën e maturës austriake, e cila i jep të drejtën maturantëve të studiojnë në të gjitha vendet e BE-së, si të ishin shtetas austriakë.

Si për Austrinë, ashtu dhe për vendet e tjera të BE-së, duhen marrë parasysh kushtet specifike të pranimit, të cilat vendosin universitetet vetë apo shkollat e larta teknike, të cilaj janë institucione të pavarura, p.sh. disa universitete kërkojnë paraqitjen e një certifikate të zotërimit të gjuhës gjermane të nivelit B2 ose C1.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”