Përsa i përket organizimit, Shkolla Austriake është një shkollë pesëvjeçare për teknologji informacioni. Përpara shkollës së mesme është një vit parapërgatitor, që është në të njëjtën kohë dhe klasa e nëntë e arsimit të detyruar.
Ky kombinim i ofron nxënësve pas një përfundimi të sukseshëm zgjedhjen e lirë për një shkollim në Shkollën Austriake për Teknologji Informacioni ose në çdo shkollë tjetër shqiptare të mesme. Nëse nxënësit vendosin të vazhdojnë studimet në Shkollën Austriake ato do të kenë mundësi të marrin një diplomë profesionale të njohur në fushën e teknologjisë së informacionit. Pas maturës së sukseshme ato mund të vazhdojnë studimet në shkolla të larta profesionale, universitete në Shqipëri dhe Austri.
Dispozitat ligjore janë vendosur nga dy Ministritë e Arsimit në bazë të memorandumit të përbashkët dhe sipas përcaktimeve ligjore të vlefshme për të dy vendet.
Themeluesi është Fondacioni Shkollor Austriak. Ai është një fondacion privat dhe përbëhet nga anëtarë shqiptarë si dhe austriakë. Drejtoria përbëhet nga drejtori/e austriak/e dhe nëndrejtori/e shqiptarë/e.
Mësimi do të zhvillohet nga mësues shqiptarë dhe austriakë. Gjuhët që do të zhvillohet mësimi janë gjuha gjermane dhe natyrisht ajo shqipe. Një gjuhë tjetër e huaj është anglishtja, së cilës shkolla i kushton rëndësi të veçantë.