14 shtator 2025
Maratona e Shkodrës
Më 14 shtator 2025 qyteti ynë u mbush me energji sportive në edicionin e parë të kësaj maratone. Gara u zhvillua në tre kategori sipas moshave:
- 2.5 km – deri në 15 vjeç
- 5 km – deri në 19 vjeç
- 10 km – për të rritur
Nxënësit e shkollës sonë morën pjesë me pasion e përkushtim, duke na bërë krenarë. Urime Briseida Llazarit, që arriti vendin e dytë – një sukses i shkëlqyer për shkollën tonë!
