28 shkurt 2026
FIRST LEGO League Albanien 2026
Me datë 28 shkurt 2026, në Tiranë tek Kolegji Turgut Ozal, shkolla jonë u përfaqësua me 3 skuadra fantastike, të cilat u rikthyen me Medalje Argjendi dhe çmimin Best Team – Gold!
Kjo eksperiencë e mrekullueshme, e shpërndarë gjatë 3 kompeticioneve në Bregenz (Austri), Podgoricë dhe së fundmi Tiranë, nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen dhe përkushtimin e shumë njerëzve.
Një falënderim i veçantë për Drejtorin Karl Mohr, që mundësoi pjesëmarrjen tonë në këto aktivitete ndërkombëtare, si dhe i ka udhëhequr fëmijët në hapat e parë të punës me robotët.
Mirënjohje për mësuesit shoqërues në të tre aktivitetet: Bernardina Shahini, Esmerina Hoxha, Marilda Shala, Sidita Kecaj, Richard Brunner dhe Bedirhan Yaylali për angazhimin dhe mbështetjen e tyre të pandalshme. Faleminderime nga zemra për nxënësit, që punuan me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe na përfaqësuan me dinjitet si në performancë ashtu edhe në sjellje.
Një falënderim i veçantë për prindërit, për besimin dhe mbështetjen e tyre në çdo hap të këtij udhëtimi. Urojmë të kemi edhe shumë aktivitete të tjera frymëzuese si ky!
