News
27 mars 2026
Talente që na bëjnë krenarë!
27 mars 2026
Talente që na bëjnë krenarë!
Me kënaqësi pamë sa bukur e prezantoi konkursin “Bilbilat e Vegjël Këndojnë” nxënësi i klasës së tetë Devis Shimaj. Me qetësi, siguri dhe profesionalizëm, ai udhëhoqi mbarëvajtjen e aktivitetit dhe e bëri skenën të shkëlqejë. Po aq magjike ishte edhe performanca e nxënëses së talentuar Hea Lohja, e cila u ngjit në skenë me një interpretim të mrekullueshëm nga muzikal¬i i famshëm “Matilda”, duke sjellë emocion dhe art të pastër. Ishte vërtet një kënaqësi t’i shikonim.
🎤✨ Urime Devisit dhe Heas! Vazhdoni të shkëlqeni dhe të ndiqni pasionin tuaj me të njëjtin ritëm e frymëzim!
