Article Cover
News Eljub Dialog në Strasburg

11 mars 2026

Eljub Dialog në Strasburg

Nga data 11. 03 deri më 13. 03, në kuadër të Eljub Dialog dhe projektit Erasmus+, dy nxënëset tona Darlin Lesha dhe Eneida Kameri, së bashku me mësuesen Mikela Lekaj, patën mundësinë të vizitonin Parlamentin Europian në Strasburg! Ditën e nisëm me workshop-in mbi temën ” Shëndeti mendor dhe mirëqenia”.

Më pas, patëm rastin të bisedonim me eurodeputetët Lukas Mandl dhe Tomislav Sokol, duke mësuar nga afër se si merren vendimet në Bashkimin Europian. Pika jonë kulmore: Të ishim të pranishëm LIVE gjatë një seance votimi në Parlament!

Në fund, na priste një “Europa-Schnitzeljagd”, një lojë kërkimore nëpër lagjen europiane – një përfundim emocionues, argëtues dhe edukativ i udhëtimit tonë.

Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
desq