7 mars 2026
7 Marsi – Dita e Mësuesit
Në shkollën tonë festuam me shumë emocion 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, një ditë e veçantë për të nderuar ata që me përkushtim dhe dashuri na udhëheqin në rrugën e dijes.
Nxënësit e Shkollës Austriake, nën kujdesin e mësueseve të Gjuhë-Letërsisë, përgatitën aktivitete artistike për të shprehur mirënjohjen dhe respektin ndaj punës së palodhur të mësuesve të tyre. Atmosfera ishte plot gëzim, vlerësim dhe emocione të bukura për figurën e mësuesit.
Gjithashtu, siç është bërë tashmë traditë në shkollën tonë, festuam edhe 8 Marsin në shoqërinë e mësueseve dhe maturanteve tona. Me prezencën e tyre na nderuan edhe drejtoresha Brisela Truma Kadija dhe specialistja e kurrikulës Elira Smakaj duke ndarë momente të këndshme dhe duke nderuar rolin e gruas në shoqëri.
