26 mars 2026
Festivali i Shkencës
Skuadra “Neurolight” edhe këtë herë arriti suksesin e radhës duke përfaqësuar shkollën denjësisht dhe duke u rënditur në vendet e para në Festivalin e Shkencës në fazën e dytë të Festivalit në rang qyteti. Aktiviteti organizohet për herë të parë nga Ministria e Arsimit për të promovuar projektet inovative në fushën e shkencës dhe të teknologjisë. Grupi i punës u koordinua nga mësuesja Gjyzepina Celi dhe u udhëhoq nga nxënësja Abigel Kopliku si drejtuesja e grupit. Pjesëtarë të tjerë të grupit janë: Amra Ymeri, Amra Vajushi, Emena Canga, Xhoana Shytani.
Pjesëmarrja e ekipit ishte në kategorinë Biology & Engineering, ku projekti u dallua për integrimin e qëndrueshëm të koncepteve të neuroshkencës me zgjidhje inxhi nierike të aplikueshme.
Vlerësimi u mbështet në qartësinë metodologjike, koherencën teorike dhe potencialin për implementim praktik. Neurolight nuk përfaqëson një iniciativë të izoluar, por një punë kërkimore të vazhdueshme, e cila po zhvillohet dhe do të paraqitet në disa konkurse të tjera shkencore, me synimin për ta rafinuar më tej modelin dhe për të zgjeruar ndikimin e tij duke shpresuar të arrijmë suksese të mëtejshme. Ky sukses reflekton edhe mbështetjen strukturore që ofron klubi Synapse-Hub, duke krijuar një mjedis akademik që nxit disiplinën shkencore, bashkëpunimin dhe standarde të larta pune.
