Nga 24 deri më 27 shtator, të rinj nga tetë vende evropiane u mblodhën në kryeqytetin e Austrisë së Poshtme, Sankt Pölten, për të diskutuar tema që prekin të rinjtë, për të shkëmbyer ide dhe për të zhvilluar së bashku perspektiva të reja. HTL Shkodra u përfaqësua nga nxënësit tanë Eneida Kaneri dhe Darlin Lesha, nga klasa 4A, të cilët patën mundësinë të jenë pjesë e këtij takimi ndërkombëtar. Ky takim krijoi hapësirë për dialog, diskutime dhe bashkëpunim, duke u dhënë të rinjve mundësinë që idetë e tyre t’i ndajnë edhe me përfaqësues të politikës dhe me vendimmarrësit. Jemi krenarë për pjesëmarrjen e Eneidës dhe Darlin dhe i falënderojmë për përfaqësimin e HTL Shkodra në këtë aktivitet evropian!
News
24 shtator 2026
Takimi Eljub 2026
24 shtator 2026
