Article Cover
News Girls in STEM

28 prill 2026

Girls in STEM

Grupi Synapse Hub u paraqit në finalen e Festivalit Kombëtar të Shkencës, më datë 25 prill, në Tiranë me projektin “NeuroLight”, një iniciativë që lidh neuroshkencën me teknologjinë.

Ky projekt, i ideuar nga nxenesja Abigel Kopliku, i realizuar nga Xhoana Shytani, Emena Canga, Amra Vajushi dhe Amra Ymeri si dhe i mbikëqyrur nga mësuesja Gjyzepina Celi, u vlerësua me çmimin “Vajzat në STEM”. Ky sukses u arrit në praninë e personaliteteve të rëndësishme, si Kryeministri Edi Rama, Ministrja Mirela Kumbaro, Ministrja Delina Ibrahimaj, Ambasadori gjerman Karl Bergner dhe Zëvendësambasadorja britanike Julia Sutherland.

Një hap i bukur përpara për vajzat në shkencë dhe teknologji!

Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
desq