Article Cover
News RoboChallenge 2026

23 prill 2026

RoboChallenge 2026

Nxënësit Arvi, Drini, Alvi dhe Rejan, të shoqëruar nga mësuesi Bedirhan Yaylali, morën pjesë nga data 21 deri më 23 prill në TGW RoboChallenge 2026 në Marchtrenk, Austri. Konkursi u organizua nga kompania TGW Logistics. Programi përfshiu: vizitën në Vienna Railway Maintenance Support GmbH (VRMS). Kompania vepron në industrinë hekurudhore dhe është e specializuar në mirëmbajtjen dhe riparimin e mjeteve hekurudhore. Nxënësit shikuan nga afer punimet e konvertimit, revizionet, shërbimet periodike si dhe mirëmbajtjen. Veçanërisht e rëndësishme ishte guida personale nga themeluesi dhe drejtori ekzekutiv Willibald Maier, i cili ka mbi 30 vjet përvojë në këtë fushë. Me një qasje shumë të hapur, ai iu përgjigj pyetjeve të shumta dhe arriti të ngjallë te nxënësit interes për lidhjet teknike dhe proceset industriale, veçanërisht në kontekstin e industrisë hekurudhore. Më pas, grupi udhëtoi drejt Linzit, ku koha e mbetur u shfrytëzua intensivisht për përgatitjen për konkursin.

Aty nxënësit konkuruan në TGW RoboChallenge 2026 me robotët e ndërtuar dhe programuar në mënyrë të pavarur. Angazhimi u shpërblye: u arritën rezultate të dukshme me një vend të 4-të dhe një vend të 6-të. Ky ishte konkursi i parë i këtij lloji për këta nxënës.

Konkurse të tilla ndihmojnö në lidhjen e teorisë me praktikën dhe nxisin kompetencat në fushat MINT (Matematikë, Informatikë, Shkenca Natyrore dhe Teknologji). Shkolla ka vendosur me qëllim një theks të veçantë në këtë drejtim: që nga fillimi i mandatit të tij, drejtori Karl Mohr ka mbështetur në mënyrë aktive pjesëmarrjen në formate të tilla dhe ka krijuar kështu mundësi të vlefshme mësimore përtej mësimit në klasë. Për nxënësit, ishte një përvojë që ndërthurte teknologjinë, praktikën dhe punën në ekip. Edhe në të ardhmen, shkolla do t’u mundësojë nxënësve pjesëmarrjen në konkurse emocionuese, si një element i rëndësishëm për zhvillimin e tyre profesional dhe personal.

Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
desq