Article Cover
News Java e E-Book në Krems, Austri

23 shtator 2026

Java e E-Book në Krems, Austri

Në kuadër të projektit Erasmus+ dhe javës së E-Book, të zhvilluar në Krems, Austri, katër nxënës të HTL Shkodër – Emira, Amela, Edmir dhe Enes – patën mundësinë të përjetojnë një javë të pasur me aktivitete edukative, krijuese, artistike dhe kulturore.

Gjatë kësaj jave, nxënësit u angazhuan në dy workshop-e të ndryshme: workshopin e filmit dhe workshopin e librit elektronik, ku së bashku me të rinj nga vende të ndryshme europiane krijuan e-book-un me titull „Unsere Sorgen“ („Shqetësimet tona“).

Programi i javës nuk u kufizua vetëm në workshop-e. Pjesëmarrësit morën pjesë edhe në programe artistike, aktivitete kulturore dhe mbrëmje të përbashkëta, duke krijuar një atmosferë të veçantë bashkëpunimi, komunikimi dhe shkëmbimi kulturor.

Një moment i veçantë ishte edhe mbrëmja e kulinarisë dhe prezantimit të shteteve, ku secili grup prezantoi kulturën, traditat dhe shijet e vendit të tij.

Java e ELJUB ishte një kombinim i bukur i krijimtarisë, artit, kulturës, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Për nxënësit tanë, kjo përvojë ishte një mundësi e çmuar për të zhvilluar aftësitë personale dhe sociale, për të përdorur gjuhën gjermane në një mjedis ndërkombëtar dhe për të ndarë idetë dhe kulturën shqiptare me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme europiane.

Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
Article Slider
desq