Article Cover
News Të mësojmë si të mësojmë – mësim, gjuhë dhe argëtim

16 tetor 2026

Të mësojmë si të mësojmë – mësim, gjuhë dhe argëtim

Si mund të organizohemi më mirë për të mësuar dhe për të qenë të suksesshëm në shkollë? Pikërisht kësaj pyetjeje iu kushtua aktiviteti ynë me nxënësit e klasave të gjashta. Gjatë orës së parë u zhvillua trajnimi“Lernen lernen – Të mësojmë si të mësojmë/përgatitemi” , ku nxënësit u njohën me mënyra praktike për organizimin e punës dhe të të nxënit. Ata diskutuan për rëndësinë e kryerjes së rregullt të detyrave, përsëritjes së fjalorit dhe gramatikës, planifikimit të mësimit, përgatitjes për teste, si dhe organizimit të materialeve dhe vendit të punës. Pas trajnimit, aktiviteti vazhdoi në një atmosferë më dinamike dhe argëtuese. Përmes lojërave dhe aktiviteteve zbavitëse, nxënësit patën mundësi të përdornin dhe të përforconin fjalorin dhe njohuritë e tyre të gjuhës gjermane në mënyrë të natyrshme dhe motivuese.

Kështu, të mësuarit u ndërthur me argëtimin, duke u dhënë nxënësve mundësinë jo vetëm të përsërisnin atë që dinin, por edhe të kuptonin se gjuha gjermane mund të mësohet me kënaqësi, bashkëpunim dhe kreativitet.

Sepse mësojmë më mirë kur jemi aktivë, kur bashkëpunojmë dhe kur kënaqemi duke mësuar!

desq