Austria Schulnetzwerk

YOUTHSTART European Entrepreneurship Award 2016 në Berlin – Vendi i dytë në kategorinë “Ideja më e mirë” për “TECH Security”!

LajmComments Off on YOUTHSTART European Entrepreneurship Award 2016 në Berlin – Vendi i dytë në kategorinë “Ideja më e mirë” për “TECH Security”!

Këtë vit Shqipëria mori pjesë në konkursin “Entrepreneurship” në rang europian me planin e biznesit „TECH Security“. Arlind Molla ka prezantuar në kategorinë „Ideja më e mirë“ prototipin inovativ të idesë së tij të biznesit, e cila më përpara është instaluar dhe shitur me sukses në Shkodër. Interesi u zgjua edhe tek juria dhe vizitorët gjatë prezantimit në Baden-Würtenberg në Berlin.
Njëkohësisht u mbajtën edhe disa workshop-e interesante mbi temat: si të fitojmë besimin e klientëve, mediat sociale dhe suksesi afatgjatë. U shkëmbyen kontakte me pjesëmarrës nga Irlanda, Gjermania, Belgjika, Bullgaria, Austria, Hollanda dhe Shqipëria dhe u shkëmbyen idee përtej kufive të Europës.
E përgëzojmë plot krenari përfaqësuesin e shkollës sonë Arlind Mollen, për rezultatet e shkëlqyera në këtë konkurs dhe i urojmë atij suksese të mëtejshme në realizimin e idesë së tij.
Gernot Scheffknecht
Projektcoach

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”