Austria Schulnetzwerk

Workshop në robotikë

Në fillim të muajit shkurt 10 nxënës të pëzgjedhur nga klasat e dyta në shkollën austriake morën pjesë në një workshop në fushën e robotikës. Gjatë workshopit tre ditor drejtuar nga Timon Höbert, bashkëpunëtor në PRIA (Practical Robotics Institute Austria), ata mësuan bazat e mekanikës dhe programimit të robotëve. Seti i robotëve „ Botball“ përmban dy controller, të cilët mund të programohen, tek të cilët mund të lidhen sensorë dhe aktorë, pra motorë dhe servo. Sensorët e prekjes dhe të dritës shërbejnë për orientimin në mjedis. Për tu lidhur shërbejnë pjesë të ndryshme metalike siç fuksionon me teknikën LEGO. Me anën e këtij seti mund të ndërtohen robotë nga më të ndryshmit, të cilët mund të kryejnë komanda të ndryshme.

Dallimi i madh bëhet te programimi. Vetëm një programim i besueshëm dhe i cili përshtatet me thjeshtësi mund të bëj që një robot të kryejë komanda në mënyrë të besueshme. Roboti i parë ecën rrëmbyeshëm duke ndjekur vijën e zezë në dysheme. Pasi përshtatet dhe njëherë ecën duke ndjekur vijën me shumë thjeshtësi. Roboti i dytë është projektuar si një fshesë me korrent. Sensorët që përmban e frenojnë atë në mure e gremina. Por edhe për këtë duhet të krijohet një software intelligjent. Roboti tjetër është në gjendje që përmes një krahu të ndërtuar vetë nga nxënëset dhe nxënësit të ngrejë objekte si dhe ti zhvendos ata.

Koha fluturon kur argëtohemi shumë. Tre ditët e workshopit ikën shumë shpejt.

Nxënësit ishin shumë të motivuar. Ata nuk donin të ndalnin së ndërtuari dhe programuari. Në një kohë të shkurtër, gjatë tre ditëve, ata kanë fituar njohuri dhe praktikë në fushën e robotikës dhe kanë mësuar shumë nga mekanika, elektronika dhe zhvillimi i sofwareve. Gjatë këtij trajnimi u fituan edhe cilësi të rëndësishme si: logjika, imagjanata 3D, puna në grup dhe zgjidhja e problemeve. Në kohën e lirë, gjatë javëve të ardhshme, do të vijohet puna me robotët, për të arritur që shkolla Austriake në Shqipëri të marrë pjesë denjësisht më tej në konkurset në Vjenë.

12 Shkurt 2016

Dominik Höbert, BSc

 

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”