Austria Schulnetzwerk

Festa e Krishtlindjeve në bibliotekën tonë

LajmComments Off on Festa e Krishtlindjeve në bibliotekën tonë

Më 21.12.2016 u zhvillua në bibliotekë një aktivitet festiv me klasat e 8ta me rastin e afrimit të festës së Krishtlindjeve. Nxënës nga klasa e 9b përgatitën nën drejtimin e znj. Mag.Rotraud Schrempf-Morawetz dhe znj.Mikela Lekaj një program, i cili përmbante prezantime se si festohen Krishtlindjet në Austri.
Së pari u prezantuan disa zakone dhe tradita të ndryshme shoqëruar me tekste, poezi dhe këngë. Për t′u përmëndur vlejnë dekorimet e përgatitura nga dy nxënëse, të cilat u pëlqyen nga të gjithë.
Gjatë festës u përhap në të gjithë sallën një atmosferë e mrekullueshme festive.
Në fund u ftuan të gjithë të pranishmit të provojnë biskotat e gatuara nga nxënësit të shoqëruara me çaj të ngrohtë. Le të shpresojmë që të pranishmit të kenë krijuar një përshtypje të qartë se si festohen Krishtlindjet në Austri.

Mag. Rotraud Schrempf-Morawetz

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”