Austria Schulnetzwerk

Vizitë ne Vaun Dejësit: “Gjuha gjermane në Shqiperinë e Veriut”

LajmComments Off on Vizitë ne Vaun Dejësit: “Gjuha gjermane në Shqiperinë e Veriut”


Më 21 prill 2018, drejtuesja e projektit Mikela Lekaj vizitoi projektin në shkollën e mesme të bashkuar “Mons. Lucjan Avgustini, në Vaun Dejësit, për të mësuar rreth progresit të nxënësve në kursin e tyre të gjuhës gjermane, i cili ka filluar që nga tetori i vitit 2017, si pjesë e projektit të financuar nga BMBWF “Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut”.
Ajo për të cilën ne jemi më teper krenar është se këtë vit, drejtuesja e kursit është nxënësja jonë e vitit të pestë Simona Simoni, e cila jo vetëm zotëron aftësi të mira në mësimdhënien e gjuhës gjermane por edhe aftësi te mira komunikuese dhe sociale.
Në emër të drejtorit të shkollës “Peter Mahringer” Josef Fasching, pjesëmarrësit e kursit u ftuan të gjithë në ditën e dyerve të hapura të organizuar nga shkolla ku do të kenë mundësi të njohin nga afër shkollën tonë.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”