Austria Schulnetzwerk

Vizitë në shtëpinë e foshnjës

LajmComments Off on Vizitë në shtëpinë e foshnjës


Mendimi i mësueses sonë kujdestare, Mikela Leka, që para festave të shkonim për vizitë në shtëpinë e foshnjës, u pëlqye menjëherë nga të gjithë ne. Secili u angazhua, që në dorë të kishim nga një dhuratë të vogël për ata fëmijë. Dikush një makinë, dikush një kukull e dikush tjetër lojra formuese.
Znj. Zefi, bashkë me punonjësen sociale, Znj. Mirashi, na informuan rreth funksionimit të këtij institucioni. Në atë shtëpi janë strehuar fëmijë nga mosha 0-6 vjeç. Ata janë kryesisht të braktisur nga familjet e tyre, por ka dhe të tjerë, që për shkak të kushteve jo të mira social-ekonomike, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në këtë institucion të rrethuar nga dashuria, ngrohtësia dhe përkujdesi i kujdestareve. Ishte kënaqësi për ne, që ato minuta i kaluam duke argëtuar sadopak fëmijët.
Ne jetojmë me prindërit, motrën, vëllain apo gjyshërit dhe minimumi, që mund të bëjmë, është të imagjinojmë veten tonë në vendin e tyre. Të vizitonim këta fëmijë dhe tu dhuronim shumë përqafime, bëri që ata të ndihen mirë dhe ne na ka ndihmuar të kuptojmë se sa e rëndësishme është familja dhe ndjesia e bukur që të fal ajo.
21.12.2018 Teksti: Klasa 8A Fotot: Mikela Lekaj

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”