Austria Schulnetzwerk

Vizitë në shkollë nga aktorja Sindi Laçej

Ne kuadër të një projekti të realizuar me klasat e 9(A, B, C), me teme “Gjakmarrja një plagë e shoqërisë shqiptare“, ne shkollën Austriake u ftua aktorja shkodrane Sindi Lacej. Ky bashkëpunim u realizua nga mësuesja e gjuhë-letërsise Irma Dashi(Memcaj), në prag të festave të fundvitit.

Pasi nxenësit panë filmin ”Falja e gjakut”,(fitues I shume cmimeve nderkombetare ), ku një ndër protaginistet kryesore eshte dhe znj. Sindi në rolin e Rudinës, femijët me shumë interes zhvilluan një intervistë në formën e bashkëbisedimit me aktoren në fjalë.

Kureshtja e nxenësve kishte të bëje jo vetëm me eksperiencen personale te aktores, por dhe me pervojat reale qe aktorja ka përjetuar per t’u shkrire një ne rolin e familjeve që vuajnë këtë plagë.

Mes ndërgjegjësimit, dhimbjes dhe sinqeritetit te emocioneve qe u percollen nga të dyja palët, mesazhi është i qarte „Jeta është e shenjtë dhe të falësh është hyjnore“

Text: I.Memcaj

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”