Me rastin e daljes në pension të mësuesit prej shumë vitesh të Shkollës Austriake, Zotit OStR. Prof.Mag. Manfred Tagini, ne patëm rastin të presim vizitë të nivelit të lartë në shkollën tonë. Ish-kryetari i Parlamentit të Austrisë, Zoti SC Mag. Fritz Neugebauer dhe drejtuesi per shumë vite i fondacionit shkollor, Zoti SC Mag. Wolfgang Stelzmüller, në funksionin e tyre si zëvendëspresidentë të Shoqatës Austri-Shqipëri, i dhuruan shkollës disa libra guide të artit dhe arkeologjisë bashkëkohore në Shqipëri. Ne u gëzuam shumë për vizitën e dy zotërinjve, duke qenë se ata janë shokë dhe përkrahës të mëdhenj të Shkollës Austriake.