Austria Schulnetzwerk

Vizitë e projektit„ Gjermanishtja në Veri të Shqipërisë“ në Koplik

Më 19.12.2015 drejtoresha e shkollës Austriake, Gerlinde Tagini, drejtuesja e projektit Mikela Lekaj, koordinatori i gjuhës gjermane Markus Offner dhe kolegët Maria Hönigsberger dhe Josef Fasching vizituan projektin„ Gjermanishtja në Veri të Shqipërisë“, në Koplik. Me këtë rast përfaqësuesit nga shkolla austriake u bindën për përparimet e kursantëve në mësimin e gjuhës gjermane dhe u realizuan biseda të thjeshta me kursantët. Në fund u shkëmbyen disa mendime me drejtuesin e kursit, mësuesin Skënder Curraj dhe u uruam këtyre kursantëve shumë të zellshëm pushime të mbara duke u premtuar se do ketë vizita të tjera edhe në të ardhmen.

22.12.2015 Markus Offner Fotot: Maria Hönigsberger

 

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”