Më 28 prill 2023 shkollën tonë e vizitoi ish-kryetari i parlamentit të Austrisë, Zoti Fritz Neugebauer, bashkë me një delegacion të lartë si në numër, ashtu edhe në vlerë. Pas një përshëndetjeje nga drejtuesit e shkollës, bashkë me nxënëset dhe nxënësit, si dhe një prezantimi me shkollën e ambientet e saj, u zhvillua në fund një bisedë e çiltër dhe shumë produktive në bibliotekë.
Anëtarët e delegacionit u shprehën të gëzuar nga niveli i lartë i arsimimit të nxënësve tanë, klima shumë positive në shkollë dhe më së tepërmi nga ajo që është arritur tashmë në shkollë që prej themelimit të saj para 15 vitesh.
Bashkësia shkollore falenderon shumë delegacionin për vizitën dhe mbështjetjen!