Austria Schulnetzwerk

Vizitë në shkollë e ambasadorit austriak Dr. Johann Sattler

LajmComments Off on Vizitë në shkollë e ambasadorit austriak Dr. Johann Sattler

Ishte kënaqësi e madhe që të përshëndesnim gjatë një vizite më 09 qershor në shkollën tonë, ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri, z.Dr. Johann Sattler.

Z. ambasador Dr. Sattler i shoqëruar nga konsulli i nderit z. Gjergj Leqejza u mahnit nga prezatimi i shkollës „Peter Mahringer“, të cilin e mbajtën skuadra e mirënjohur Jona dhe Injacio (4S4). Ai falenderoi dhe nxënësit e pranishëm duke theksuar në fjalën e tij kontributin e Austrisë me themelimin e shkollës austriake dhe se shkolla jonë radhitet ndër shkollat më të mira profesionale në Shqipëri.

Gjatë një shëtitje të shkurtër në shkollë z. ambasador u njoh edhe me kryetaren e komisionit të provimit të maturës austriake me gojë dhe përfaqësuese nga Ministria e Arsimit dhe Grave e Austrisë, znj.Mag. Elisabeth Augustin. Amabasadori bëri dhe një vizitë të shpejtë në provimin me gojë të maturës austriake.
Falenderojmë përzemërsisht z. ambasador për vizitën dhe e ftojmë sërish në shkollën austriake „Peter Mahringer“.

08.06.2016 Gerlinde Tagini

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”