Austria Schulnetzwerk

Vizitë në shkollën e komunitetit rom „Beato Zeferino“

LajmComments Off on Vizitë në shkollën e komunitetit rom „Beato Zeferino“

Të premten më 09.12.2016 u zhvillua me rast të afrimit të krishtlindjeve një vizitë në shkollën e komunitetit rom „Beato Zeferino“, ç′ka tashmë për shkollën tonë është kthyer në traditë.
Zonja Tagini dhe disa kolege dhe kolegë nga stafi mësimor i bënë një vizitë drejtores së shkollës Havajana Tabaku dhe Pater Gjonit, përfaqësues i urdhërit të kapucinëve duke i uruar gjitha të mirat për festën e krishtlindjeve që po afron. Drejtoresha Tagini i dorëzoi dhe pjesën e dytë të donacionit, i cili është mbledhur që në fillim të vitit të shkollor posaçërisht për „Beato Zeferino“.
Me rastin e vizitës sonë, fëmijët kishin përgatitur disa poezi dhe disa këngë, të cilat ata i recituan dhe kënduan para nesh duke i lënë stafit të shkollës austriake shumë mbresa. I urojmë shkollës „Beato Zeferino“ festa të këndshme dhe shumë suksese për Vitin e Ri 2017.

12.12.2016 Markus Offner
Fotot: Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”