Austria Schulnetzwerk

Urime! momSupport fiton vendin e dytë në Jugend Innovativ 2020

LajmComments Off on Urime! momSupport fiton vendin e dytë në Jugend Innovativ 2020

 

Skuadrat fituese të konkursit të 33-të të Jugend Innovativ janë vendosur. Grupi momSupport ka arritur të marrë supervendin e 2-të! Ky është vendi më i mirë që shkolla jonë ka arritur të marrë deri tani në konkursin ndërshkollor mbarëaustriak për idetë inovative. Për arsye të krizës, skuadrat më inovative janë përzgjedhur këtë vit online nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimeve. Mëposhtë videoja për dhënien e çmimin:

(Burimi: https://www.jugendinnovativ.at/projekt-teams/videos/, Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=Ma8T6-9mvXE&feature=emb_title)

Në ju përgëzojmë përzemërsisht për këtë arritje dhe ju urojmë juve, Alba, Tom dhe Pamela, një fillim të bukur dhe çlodhës të pushimeve të merituara verore.

Me shumën e fituar prej 1500 eurosh, asgjë nuk ju pengon.

Një fjalë nga grupi momSupport:

„Pjesëmarrja në konkursin më të madh austriak të ideve Jugend Innovativ ishte për ne një eksperiencë e bukur dhe e rëndësishme. Jemi pafund krenarë që jemi pjesë e fituesve me çmimin e dytë në kategorinë Young Enterpreneurs!“

Si në çdo finale, linja mes fituesve dhe humbësve ishte shumë e hollë.

Juria sigurisht që nuk ka pasur një punë të thjeshtë me këto finalistë të cilësisë kaq të lartë.

Grupin tonë të dytë pjesëmarrës në finale, grupin Muji, e përgëzojmë gjithashtu për çmimin e mirënjohjes me shumën prej 500 Eurosh.

Mëposhtë një fjalë nga Muji:

“Kjo ishte ndër eksperiencat më të bukura që kemi përjetuar. Ky vit ishte disi më i vështirë për shkak të COVID-19, por ne ia dolëm të mbërrinim në finale. Përmes pjesëmarrjes në këtë konkurs kemi mësuar që të kesh harmoni në grup dhe të punosh fort janë shumë të rëndësishme për të arritur rezultate të kënaqshme.“

Nga 29 qershori deri më 12 korrik, secili mund të votojë projektin e preferuar. Çmimi i publikut arrin shumën 1000 Euro dhe këtë vit do të caktohet përsëri direkt nga „admiruesit“. Prandaj, skuadrat e projekteve janë angazhuar për të bindur admiruesit e tyre. Në një video të xhiruara nga vetë ata, ata i prezantojnë publikut projektet e tyre.

Mëposhtë linku për votimin publik: https://www.jugendinnovativ.at/projekt-teams/online-voting/

Jugend Innovativ ka hartuar një përmbledhje të spikatur dhe specifike për secilin grup. Mëposhtë linku për dy grupet tona Gruppen momSupport dhe Muji – ia vlen:

https://www.jugendinnovativ.at/projekt-teams/projekte/projekt/projekt/momsupport/ https://www.jugendinnovativ.at/projekt-teams/projekte/projekt/projekt/muji/

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”