Austria Schulnetzwerk

Udhëtimi në Vjenë

LajmComments Off on Udhëtimi në Vjenë


“Java në Vjenë ishte një nga javët më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë”.
“Kjo javë në Vjenë ishte një eksperiencë e paharrueshme”.
“Vjena është një qytet aq i mrekullueshëm, sa që nuk donim të ktheheshim në shtëpi”.
“Vjena është si një përrallë”.
“Ne kemi vizituar shumë vende: “Varrin perandorak” dhe “Dhomën e Thesarit”, muzeun “Teknik”, qytetin e “UNO-s”, “Parlamentin”, pallatin “Schönbrunn”, “Kopshtin zoologjik”dhe “Katedralen e Shën Stefanit”. Patëm gjithashtu pak kohë të lirë, gjatë së cilës shëtitëm në “Mariahilferstraße” dhe ishim në “Prater”. Më pëlqeu vërtet “.
“Mësova shumë për historinë dhe kulturën e Vjenës dhe Austrisë”.
“Shfaqja: “Unë jam nga Austria” ishte shumë interesante për mua, sepse kurrë nuk kam parë një shfaqje muzikore live “.
“Momente shumë të këndshme për mua ishin udhëtimet në metro. Unë kurrë nuk kam udhëtuar me metro më parë”.
“Për mua, Vjena ishte jashtëzakonisht e bukur, sepse ishte shumë ndryshe nga çdo gjë që unë kam parë deri tani”.

Siç mund të shihet nga citatet e lartpërmendura të nxënësve, java e Vjenës nga 25 marsi deri më 29 mars 2018 ishte një përvojë e veçantë dhe unike për nxënësit e klasave 3A dhe 3B. Me një kolazh fotografik, po prezantojmë javën tonë në Vjenë.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”