Austria Schulnetzwerk

Skuadra nga Shqiperia në ECER 2016

LajmComments Off on Skuadra nga Shqiperia në ECER 2016

Në mesin e muajit prill grupi i parë i Botball përfaqësoi Shqipërinë në Vjene në ECER 2016, ,European Conference on Educational Robotics. Gjatë këtij eventi u zhvillua gjithashtu edhe një turne “Botball”.
Në workshop mësuan 10 nxënëse dhe nxënës të viteve të dyta, se si mund të ndërtohen robotët nga pjesë LEGO dhe metale të ndyshëm, se si duhet të programohet kontrolleri në mënyrë që sensoret dhe aktorët të komandohen siç duhet.
Përveç kësaj, nxënësve iu shpjeguan rregullat e lojës së turneut.
Pas workshop-it puna me robotët vijoi 4 orë në javë pas mësimit, nën mbikqyrjen e mësuesit njëkohësisht dhe drejtuesit të projektit Dominik Höbert.
Mësuesi luani rolin e personit të kontaktit ose zgjidh probleme në raste emergjente. Puna me robotët duhet të jetë e pavarur. Nxënësit kanë menduar një strategji për turneun e Botball-it. Në këtë strategji ishte bazuar dhe ndërtimi i hardware-eve të robotëve. Me anë të setit të controller mund të komandohen dy robotë.
Nxënësit u ndanë në grupe dhe secili kishte detyrat e veta: dikush ishte përgjegjës për hardware, për software, për strategjinë ose për dokumentacionin. Për pjesën e hardware-it duhej të ndërtohej një platformë, mbi të cilën mund të ecnin dy robotët me motora dhe rrota. Me anën e servomotorave, ingranazheve dhe pjesëve të tjera mekanike u ndërtua krahu që kap objekte, i cili ishte i lidhur me sensorë. Pastaj e gjitha duhej të programohej.
Gjatë kësaj kohe, nxënësit/set kanë mësuar shumë aftësi kyçe në teknikë, mekanikë, elektronikë dhe programim, por edhe shumë aftësi të tjera, që i kërkohen teknikëve si: aftësi për të zgjidhur probleme, puna në një skuadër e të menduarit empirik dhe logjik.

Nxënësit Tea Beqi, Arens Demaliaj dhe Edmond Hasanaj, udhëtuan nën drejtimin e mësuesve Emirjola Kashi dhe Dominik Höbert së bashku me robotët në Vjenë në konferencën ECER, me mbështetjen e një sposori. Ne punuan me shumë ambicie dhe motivim në javët para konferencës, pasi nxënësit dëshironin të paraqiteshin mirë në konkurs. Sfida që na priste ishte të aftësonim robotët që ata të zgjidhnin në mënyrë të pavarur disa detyra dhe kështu ne mund të mblidhnim pikë. Robotët duhej të grumbullonin objekte të ndryshme dhe t’i transportonin në vende të caktuara, ose ata duhej t’i ngjiten shkallëve.
„ECER“ ishte një javë e lodhshme dhe me program të ngjeshur. Skuadra jonë pësoi në fillim shumë humbje, por pas fazës së përshtatjes, u dukën arritjet e para. Dhe kështu ne fituam pikët mjaftueshme për finale. Nxënësit ishin shumë të stresuar dhe emocionuar, por edhe shumë të lumtur për suksesin e arrirë. Përveç kësaj, Arens, mori pjesë në konkursin „ Underwater Challenge“, ku duhej komanduar një robot nën ujë për të kaluar përmes një labirinti të vogël. Ai fitoi pikë të mjaftueshme dhe zuri vendin e dytë. Ky ishte ishte një konkurs akoma në fazën eksperimentale. Skuadra jonë mori edhe çmime tjera. Ajo mori çmimin e skuadra më e mirë e të rinjve dhe më e shkëlqyera „Rookie Team“, ndërsa drejtuesja e skuadrës, Tea, mori çmimin „ Woman in Technology“.
Gjatë konkusit, krijuam mundësinë që nxënësit të njihnin kryeqytetin e Austrisë, Vjenën, të cilin nuk e kishin vizituar më parë.

25. April 2016
Dominik Höbert, BSc

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”