Austria Schulnetzwerk

Të rinjtë e Neunkirchen takojnë të rinjtë e Shkodrës

LajmComments Off on Të rinjtë e Neunkirchen takojnë të rinjtë e Shkodrës

Miqësi me të rinjë nga një vend tjetër? Komunikim në gjuhë të huaj? Vështrime në një kulturë tjetër? Shumë përshtypje të reja? Aktivitete të përbashkëta? – Për nxënësit tanë së shpejt do të bëhet realitet!
20 nxënës (klasën e 9), një mësuese dhe një mësues i gjimnazit të Neunkirchen, Austria e Ulët, do të jenë në periudhën prej 21 deri më 28 prill 2018 në një vizitë në Shkodër.
Ata do të marrin pjesë në mënyrë aktive në klasa dhe lëndë të ndryshme, ata do të vizitojnë kompani, muze dhe të kalojnë një pasdite me fëmijë dhe të rinjë në një qendër të kujdesit ditor me lojëra, aktivitete sportive dhe artistike.
Nxënësit tanë (klasa e 7 të deri 2të) në fund do të kenë mundësi që të testojnë njohuritë e tyre të gjuhës gjermane dhe të flasin me të rinjtë nga Austria.

Shqipja – një gjuhë e vështirë? Nxënësit e 2ab do të përpiqen t’u mësojnë të ftuarve për disa orë njohuri themelore të gjuhës shqipe.
Aktivitetet e përbashkëta sportive dhe të mësuarit e një valle popullore shqiptare janë gjithashtu në program për grupin austriak.
Ne urojmë të ftuarve, si dhe të gjithë nxënësve dhe mësuesve një javë të këndshme dhe të paharrueshme!

Nxënësit austriakë dhe ata shqiptarë do të japin përshtypjet e tyre dhe do të tregojnë për përvojat e tyre në një blog, i cili është i aksesueshëm nga të gjithë.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”