Austria Schulnetzwerk

Takimi i mësuesve të gjuhës gjermane 2015 në Pogradec

Nga data 18.09 deri 19.09 u zhvillua në Pogradec takimi i 15-të i shoqatës shqiptare të mësuesve të gjermanishtes. (ADV). Konferenca u organizua në ambientet e organizatës arsimore Nehemia dhe tema e këtij viti ishte metodika dhe didaktika e dhënies së informacioneve rreth historisë dhe kulturës në mësimdhënien e gjuhës gjermane. Shkolla Austriake u përfaqësua nga Marilda Shala dhe Markus Offner ndërsa Ministria e Arsimit Austriake, bmbf, dërgoi z. Dr. Clemens Tonsern, i cili gjatë këtij takimi ofroi dy workshope në lidhje me temën „Austria-Vendi i filmave – Filmi autriak I intergruar në mësimdhënie e gjuhës gjermane “, të cilët u ndoqën me interes të madh nga pjesëmarrësit. Vlen të përmendet, që edhe këtë vit pati një organizim dhe referate të shkëlqyer.

25.09.2015 Markus Offner

 

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”