Austria Schulnetzwerk

„Dita e Dyerve të Hapura 2016“

Më 14 prill 2016 u zhvillua në shkollën tonë „Dita e Dyerve të Hapura“.
Kjo ditë u organizua nga klasa 3A, me ndihmën e mësuesit të ekonomisë, z.Scheffknecht.
Nga ora 14:00 deri në orën 16:30 na kanë vizituar prind dhe nxënës/e të interesuar, të cilët kishin mundësi për të vizituar orët e mësimit dhe gjithashtu për të qenë pjesë e një orë mësimore, për të bërë një vizitë në ambjentet e shkollës, për të marrë informacione rreth shkollës dhe për të ngrënë diçka në mensë. Gjithsej janë regjistruar dhe rreth 16 nxënës/e të rinj.
E veçanta e këtij viti ishte gërshetimi i dy eventeve. Në të njëjtën ditë pra u zhvillua panairi i ideve të biznesit. Nxënësit e klasave 3A dhe 3B prezantuan planet e tyre të biznesit dhe luftuan për zënë tre vende fituese si dhe çmimin kryesor dhe atë special, të cilët së bashku kishin një vlerë totale prej € 500,–. Fituesit u zgjodhën nga një juri e pavarur, anëtarë të së cilës ishin biznesmenë nga Shkodra dhe specialistë nga sektori i ekonomisë dhe politikës.
Mag. Gernot Scheffknecht prezantoi shoqatën YEA- -Young Entrepreneurs Albania, qëllimi i së cilës është të mbështesë ide inovatore dhe talentet e rinj në Shqipëri.
Më poshtë fituesit e YEA Entrepreneurship Awards 2016:

  1. 1Vendi i 1-rë “TechSecurity” (3B) Arlind Molla, Ervis Pergjecaj, Glendi Mahmudaj
  2. Vendi i 2-të“MSP” (3A)
  3. 3Vendi i 3-të “LakeSplash” (3B)
  4. Çmimi special: “Crowdpower” (3B)/li>

I përgëzojmë fituesit dhe falenderojmë sponsorët!

Evis Agaj, Koordinatore

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”