Austria Schulnetzwerk

Hapja e kursit të gjuhës gjermane në Koplik

LajmComments Off on Hapja e kursit të gjuhës gjermane në Koplik

Të shtunën më 22.10.2016, filloi sërish kursi i gjuhës gjermane në Koplik në kuadër të projektit “Gjermanishtja në Shqipërinë e Veriut“ , i cili financohet nga Ministria e Arsimit e Austrisë. Edhe këtë vit kursi do të drejtohet nga z. Skender Curaj dhe zhvillohet në shkollën 9-vjeçare „Abdyl Bajraktari“. Interesimin e madh të nxënësve për gjuhën gjermane e panë nga afër jo vetëm drejtoresha e shkollës austriake „Peter Mahringer“, znj. Gerlinde Tagini, drejtuesja e projektit Mikela Lekaj dhe koordinatori i gjuhës gjermane Markus Offner, por edhe z. Prof. Manfred Tagini, i cili ishte iniciator i këtij projekti në vitin 2008 dhe e mbështeti atë deri në daljen e tij në pension.
Delegacioni nga Shkolla Austriake u largua duke i uruar kursantëve që të mësojnë sa më shumë edhe gjatë këtij viti shkollor për të pritur mezi deri në vizitën e ardhshme ku kursantët mund të bisedojnë pak në gjermanisht. Shfrytëzojmë rastin të falenderojmë përzemërsisht Ministrinë Federale të Arsimit për mbështetjen e projektit “Gjermanishtja në Shqipërinë e Veriut“ edhe në vitin shkollor 2016/17.

22-10-2016 Markus Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”