Austria Schulnetzwerk

Sponsorizim nga firma Wüstenrot

LajmComments Off on Sponsorizim nga firma Wüstenrot


“Shfaqja e Covid-19 ka përshpejtuar me hapa të mëdhenj zhvillimin digjital në shoqëri, ekonomi dhe nëpër shkolla. Këtu del në pah edhe më shumë rëndësia e pajisjes së të gjitha shkollave me hardware nga më modernet. Grupi Wüstenrot mbështet me kënaqësi rajonin fqinj përmes një ndihme prej 30 laptopësh” – tha drejtoresha e përgjithshme e Wüstenrot, Dr. Susanne Riess.

Shkolla Austriake në Shkodër ka marrë si dhuratë nga firma Wüstenrot 30 laptopë në gjendje shumë të mirë. Jemi të lumtur sepse kështu ne mund të rinovojmë plotësisht me pajisje dy laboratorë informatike.

Falenderimi ynë shkon për Wüstenrot shpk. Gjithashtu falenderojmë veçanërisht dhe me përzemërsi ish-ministren e arsimit, Zonjën Elisabeth Gehrer si dhe drejtoreshën e përgjithshme të Wüstenrot Dr. Susanne Riess.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”