Austria Schulnetzwerk

Donacion për shkolën e komunitetit rom –„Beato Zeferino“

LajmComments Off on Donacion për shkolën e komunitetit rom –„Beato Zeferino“

Më 26.09.2016 një delegacion i vogël mësuesish nga shkolla austriake „HTL Peter Mahringer“ vizitoi shkollën e romëve „Beato Zeferino“. Delegacioni i dha drejtoreshës Havajana Tabaku dhe pater Gjon, nga urdhëri i kapucinëve, në emër të shkollës një donacion. Pikërisht në fillim të vitit shkollor, është e nevojshme një ndihmë financiare, e cila do të shërbejë për të përmirësuar kushtet e shkollës së fëmijëve të komunitetit rom për këtë vit shkollor. Kontributi i shkollës austriake shkon edhe këtë vit shkollor për financimin e një dreke të ngrohtë për fëmijët e shkollës. Në kuadër të një bisede informative në prani të nxënësve Denis Lesha dhe Herti Shaka (klasa 3b) vendosëm të bëjmë një vizitë në këtë institucion arsimor në periudhën para festave të fundvitit, ku me këtë rast ne do të mundohemi të organizojmë një donacion tjetër.

26.09.2016 Markus Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”