Austria Schulnetzwerk

Shkolla Austriake në Bashkinë Shkodër për „Panairin e Punës dhe Biznesit“

LajmComments Off on Shkolla Austriake në Bashkinë Shkodër për „Panairin e Punës dhe Biznesit“


Me 7 Dhjetor 2018, një grup nxënësish dhe mësuesish përfaqësuan Shkollën Austriake në edicionin e tretë të „Panairit të Punës dhe Biznesit“ të organizuar nga Bashkia Shkodër, nën drejtimin e Kryetares së Bashkisë, Zonjës Voltana Ademi.
Shkolla jonë kishte një vend të rezervuar në këtë panair, ku prezantoi disa nga projektet e fundit të nxënësve. Njëri nga ata ishte për të treguar se si implementohen sisteme të vjetra (softëare) në kompjuter të rinj, në shembullin e Super Mario, viti 1989. Prezantimi tjetër tregonte bazat e fizikës të transformuara në teknikë, i njëjti parim si touch (prekja) në telefonë celularë. Ekrani ynë shfaqte emrin e një fruti të caktuar, kur një person prekte atë frut.
Nxënëset Era Troshani dhe Samanta Preka dhe nxënësi Erbli Haxhaja, nën drejtimin e Dipl. Ing. Dominik Stocklasser prezantuan më së miri shkollën para qytetarëve të Shkodrës dhe përfaqësuesve të bizneseve.

Faleminderit dhe suksese të mëtejshme!

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”