Austria Schulnetzwerk

Shkolla Austriake feston Festat e Nëntorit

LajmComments Off on Shkolla Austriake feston Festat e Nëntorit


Ditën e martë, me datë 27.11.2018, mësimi në shkollën tonë përfundoi pas orës së dytë dhe kjo ndodhi për një arsye shumë të fortë. Nxënëset e nxënësit tanë, nën drejtimin e mësueseve të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Znj. Irma Memçaj, Znj. Brunilda Kapcari dhe Znj. Benardina Shahini, prezantuan një program të mahnitshëm me rastin e festave kombëtare të Shqipërisë.

Këngë, valle, pjesë teatrale me temë flamurin dhe ngritjen e tij, pjesë muzikore me çifteli dhe shumë aktivitete te tjera e bënë atë paradite shumë argëtuese, domethënëse dhe kuptimplotë.

Falenderojmë përzemërsisht nxënësit tanë super të talentuar për angazhimin dhe kënaqësinë që na jepni duke qenë pjesë jona.
Falenderojmë mësueset, që me këmbënguljen e talentin mundësuan një drejtim kaq per-fekt të aktivitetit.

Gezuar Festat, Shqipëri!

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”