Austria Schulnetzwerk

Shëtitje në Tarabosh

LajmComments Off on Shëtitje në Tarabosh


Në këtë mot të mrekullueshëm vjeshte, ne u ngjitëm në Tarabosh. Me 3 Nëntor 2018, Denildo Lazri dhe Tom Vuksani nga e 2b, Drian Hoxha nga 3a, Alesio Pjetrani nga e 2b, Zoti Drejtor Fasching, Zonja Kailbauer, Zonja Hönigsberger, Zoti Maurer si dhe dy të tjerë shijuam malin e shtëpisë së Shkodrës.

Përgjatë dy orëve që na u nevojitën për tu ngjitur deri në majë, ne shijuam pamjen e Shkodrës, liqenit dhe maleve përreth. Nga maja e Taraboshit pamë dhe detin që shkëlqente.
Pushimi i plotë në majë na riktheu fuqitë e nevojshme për të marrë rrugën e kthimit.
Ishte një shëtitje e mrekullueshme dhe e këndshme!

Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”